Thaçi: Mosmiratimi i projektligjit për sanksionet penale, kthim prapa në sundimin e ligjit

11.04.2017 16:48:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si një kthim prapa për sundimin e ligjit, mosmiratimin e projektligjit për sanksionet penale nga Kuvendi i Kosovës.

Ai në facebook ka shkruar, se dështimet e tilla janë të pajustifikueshme, transmeton lajmi.net

“Mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit. Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme”, shkruhet në reagimin e presidentit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës sot nuk ka pasur kuorum që ta miratojë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.