Thaçi në 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve: Urime vendi më demokratik në botë

04.07.2020 08:37:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e 244-të të pavarësisë.

Ai i ka quajtur SHBA-të vendin më demokratik në botë, shkruan lajmi.net.

“Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike. Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike.

Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! HTH.