Thaçi në familjen e Veselit për ngushëllime pas vdekjes së axhës së tij

24.05.2019 21:39:03

Thaçi ka thënë se ndodhet në fshatin Broboniq të Mitrovivës për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së axhës së kryeparlamentarit Kadri Veseli, Jetish Veselit.

“Mikut tim, Kadriut, si dhe tërë familjes Veseli në Broboniq u shpreha ngushëllime për vdekjen e axhës Jetish”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Bashkëndjejmë me familjen Veseli dhe jemi pranë tyre për ta ndarë dhimbjen dhe mërzinë së bashku”.