Thaçi në Rio takon zyrtar të lartë të shteteve (Foto)

06.08.2016 18:16:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas cermonisë së hapjes së Lojërave Olimpike ka takuar zyrtar të lartë shtetërorë të disa shteteve.

Thaçi ka bërë të ditur se ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Ai më anë të një postimi në facebook ka thënë se ka falënderuar ata për përkrahjen dhe ka marr urime për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

Postimi i plotë i Thaçit:

Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në mesin e krerëve dhe personaliteteve të shquara shtetërore nga shumë vende pjesëmarrëse në Olimpiadë, pata kënaqësinë të takoj sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Edhe me këtë rast, i falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi.