Thaçi nga Kosharja: Kërcënimeve të Serbisë u përgjigjemi me pushkë

09.04.2018 12:55:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në manifestimin “Ditët e Shqipes’’, i cili mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të Betejës së Koshares.

Thaçi në këtë manifestim deklaroi se Kosova ka fituar pavarësinë e saj falë rënies dhe gjakut të dëshmorëve të lirisë, Agim Ramadanit, Sali Çekajt e dëshmorëve të tjerë të rënë në këtë vend.

Duke folur për kërcënimet që po vijnë sipas tij nga Serbia, Thaçi deklaroi se ‘’këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjemi ashtu siç ju kanë përgjigjur para 19 vitesh luftëtarët e lirisë, me pushkë’’, transmeton lajmi.net.

“Edhe sot, Kosova dhe rajoni ballafahqohen me sfida derisa Kosova ndonjëherë edhe më kërcënime të drejtpërdrejta nga Beogradi”.

“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjgjur më herët, 19 vjet më parë” deklaroi Thaçi.

Thaçi po ashtu deklaroi se ishte sakrifica e dëshmorëve ajo që ishte shtyesë për Kosovën dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

I pranishëm në këtë manifestim është edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dhe krerë të tjerë të Institucioneve të Kosovës.