Thaçi nuk e solli projektin për ndarje, por projekti për ndarje e solli Thaçin

23.04.2019 17:20:02

Nga Rexhep Kastrati

Projekti për ndarjen e Kosovës është i hershëm dhe nuk ka të bëjë fare me përrallat që po tregohen se gjoja Thaçi për të shpëtuar nga Gjykata speciale, ka dalë më projekt për ndarjen.

Kjo tezë, në fakt, është e paqëndrueshme, jo se dihet botërisht se projektin për ndarjen e Kosovës e ka paraqitur Dobrica Qosiq para ndërmjetësve për Bosnjen: Owen dhe Stoltenberg, më 1993, por për faktin se po nënkuptohet se sikur të mos ishte Gjykata speciale, Hashimi nuk do të dilte as më projektin për shkëmbim territorial, as për korrigjim kufijsh, as për ndarje.

E vërteta është se Hashim Thaçi është përgatitur herët për të realizuar projektin e ndarjes së Kosovës. Janë disa momente që mund të mos jenë tamam rastësi, e të cilat sikur konfirmojnë këtë që sapo thashë.

Së pari, disa herë kam shtruar publikisht mundësinë që Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të jenë vrarë më 1989, për t’i hapur rrugë Hashim Thaçit. Nga tërë pyetjet që kam shtruar publikisht, ka dalë vetëm një deklaratë e Xhavit Halitit se Afrim Zhitia kur është vrarë, ka pasur revolen e tij.

Së dyti, projektin për ndarjen e Kosovës, Dobrica Qosja, siç thashë, e ka paraqitur më 1993, kurse Hashim Thaçi më 1994 do të zgjedhjet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Kosovës. Ardhja e tij në krye të Unionit, ishte e çuditshme, pasi ai ishte shumë i vjetër krahasuar me gjeneratat që atëherë ishin studentë-anëtarë të Unionit.

Se bëhet fjalë për strategji pushtimi dhe uzurpimi të Unionit, dëshmon edhe fakti se po atë vit, pra më 1994, në Kuvendin e dytë të LDK-së, shumicën e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së, e kanë marr marksist-menonitët në krye me Hydajet Hysenin, të cilët në strategjinë e shkatërrimit institucional, më 1998, më 28 shkurt, pra atë ditë kur në Qirez dhe Likoshan, do të dalin nga LDK edhr për ta delegjitimuar para bashkësisë ndërkombëtare. Duhet thënë se strategjia e pushtimit të LDK-së ka vazhduar të funksionojë dhe do të japë rezultate, sidomos më 2006.

E treta, pas largimit të Hashimit, në krye të Unionit do të vijnë brezi i Albin Kurtit, Bujar Dugollit, Driton Lajçi etj., kurse vetë Hashimi do të shfaqet si drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së.

E katërta, nga viti 1994 e në vazhdim, Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Kosovës, e bashkë me të, edhe gazeta studentore ” Bota e re”, do të instrumentalizohen në funksion të politikës kundërkombëtare, që do të identifikohet më vonë si linja e Tiranës/Kretës.

Instrumentalizimi i Unionit nga Albini dhe i ” Botës së re”, nga Muhamet Karaj, ishte në një sinkronizim më angazhimet e përgjithshme kundërinstitucuonale të treshes: Rexhep Qosja – Luljeta Pula – Adem Demaçit, dhe nga këndi tjetër ishte Veton Surroi që rreth revistës së tij javore “Koha, do të mbledhë Baton Haxhiun, Shkëlzen Maliqi, Ylber Hysen etj.

Këto ishin konturat e dy linjave që nga viti 1997 do të fillojnë të shfaqen më të qarta: linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste.

Më 1997, pak para takimit Nano – Miloshrviq Albin Kurti, Bujar Dugolli, Driton Lajçi të frymëzuar nga Adem Demaçit do të fillojnë protesta, gjoja për lirimin e objekteve universitare, por që ishte e drejtuar drejtpërdrejt kundër organizimit institucional të shqiptarëve, kurse Veton Surroi do ta shndërronte revistën javore “Koha”, në gazetë ditore, “Koha ditore”, e cila bashkë me “Botën e re” do të bëheshin pjesë e luftës speciale kundër Kosovës.

Më pak se dy muaj më vonë, do të zgjedhjet Llausha e Skënderajt, Llausha e vogël e vakive të mëdha, që Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj të deklaronin UÇK-në.

Kurse vetëm pak më shumë se tre muaj më vonë do të ndodhë masakra ndaj familjes Jashari, e që ishte masakra më e rëndë pas atyre të Qirezit dhe Likoshanit të kryera më 28 shkurt 1998.

Kjo masakër mbi familjen Jashari, në aspektin strukturor-organizativ, pasonte vrasjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahu, më 31 janar 1997.

Pra, ardhja e Hashim Thaçit në krye të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, më 1994, ishte avancimi më i.madh i tij deri në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Politike të UÇK-së, ndërmjet të cilave i përmendet edhe vrasja e gazetarit Ali Ukaj, më 1997.

Ardhja e Hashim Thaçit në krye të Drejtorisë Politike të UÇK-së, përkatësisht në krye të linjës që do ta prodhojnë Nano e Miloshrviq në Këtë, në fillim të dhjetorit 1997, ishte hapi vendimtar për realizimin në praktikë të ndarjes së Kosovës.

Prandaj, përfundimi i luftës ndodhi paralelisht me ndarjen veriut dhe më krijimin e enklavave.

Që atëherë, Hashim Thaçi ka qenë në krye të këtij procesi, i cili tash ka ardhur në fazën përfundimtare, por që edhe për shkak të parimeve të Badinterit, edhe për shkak të parimeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën, nuk mund të realizohet në mënyrë paqësore, ashtu siç nuk mund të ndodhte as ndarja e brendshme në mënyrë paqësore.

Prandaj ka një përkushtim që ky proces të mbyllet me destabilizim, më konflikt, për çka është në skenë Albini, i cili që nga koha e ardhjes më krye të Unionit të Studentëve, e deri më sot është përdorë si përplotësim i strategjisë për ndarjen e Kosovës.