Thaçi: Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet

16.08.2016 23:13:22

Hashim Thaçi ka nxituar që të shprehë nëpërmjet një postimi në facebook përshtypjet e para të pritjes së zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden.

Në këtë postim, Hashim Thaçi ka përmendur partneritetin strategjik me SHBA-të, si dhe pritjen që ia kanë bërë bashkë me Lumen, zëvendëspresidentit Xho Bajden të shoqëruar nga bashkëshortja, Xhill.

“Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë.
Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë. HTH”