Thaçi për mediat serbe: Na presin ditë të vështira me Serbinë

24.01.2017 15:22:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të martën se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, janë “duke i pritur ditët të vështira”, sipas tij është e nevojshme për “mobilizim politik dhe qytetarë për kundërshtimin e aktiviteteve të tilla të Serbisë”.

“Ne të gjithë duhet të mobilizohemi politikisht, por edhe në akseptin civil që të mos merren më presione që Serbia po i bënë në Kosovë, për shkak të planit të tyre që veriu i Kosovës të aneksohet nga Serbia. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, ka thënë Thaçi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Beta”.

Ai tha, se Kosova gjithë këto presione dhe provokime do t’i rezistoi duke i përdorur të gjitha mundësit ligjore dhe kushtetuese që i ka në dispozicion, transmeton lajmi.net.

“Ne tani do të ua bëjmë të qartë edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian se nuk do të lejojmë që të na rrezikojë integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi në Bruksel në prag të takimit të sotëm në mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë, se takimi i sotëm në Bruksel përfaqëson “të hapur kapitullin e fundit” në bisedimet me Serbinë që do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Ai ka vlerësuar se ka qenë e nevojshme për të dy vendet të bëjnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet që nga viti 2013, disa marrëveshje janë arritur,  ndërsa të tjerat janë në rrugën e zbatimit, por duhet të shihet përpara dhe të bëhet gjithçka që  është e mundshme për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve.

“Serbia duhet të ndaloj provokimin e renda që po bënë kundër Kosovës, të tilla si urdhër-rresti, treni dhe muri në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Duke komentuar kritikat e opozitës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, presidenti i Kosovës shprehu vlerësimin e tij, se disa parti politike ishin pjesë e bisedimeve, si dhe disa përfaqësues kanë marrë pjesë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës e kanë votuar për marrëveshjen e parë në vitin 2013.

“Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. Ata janë duke pritur që ne të kemi ditë të vështira në marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Thaçi.