Thaçi për votën e Haxhi Shalës: Secilin do ta këshilloja që të votojë për demokracinë dhe shtetin

03.06.2020 15:49:17

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë një konference për media, ka folur edhe për deklaratën e deputetit Haxhi Shala, i cili tha se ndërroi mendjen për votimin e Qeverisë “Hoti”, pas një vizite që i bëri dje presidenti dha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Për këtë Thaçi ka thënë se ai është i gatshëm të takohet me të gjithë ata që kërkojnë këshilla nga ai, duke shtuar se “për këtë jo vetëm deputetin në fjalë por secilin do ta këshilloja që të votoj për demokracinë për shtetin, jo për ideologjinë”.

“ Unë jam president dhe e kam obligim që të takohem me të gjithë bartësit e institucioneve, me të gjithë përfaqësuesit legjitim dhe çdo deputet që ka legjitimitetin e vet.  Unë nuk i refuzoje se diskutuari për çështjet madhore për ata që pajtohen dhe nuk pajtohen, duke u bazuar në eksperiencën time jo rrallë jep këshilla për secilin që kërkon se çka i bien mirë vendit, demokracisë dhe zhvillimit, dhe për këtë jo vetëm deputetin në fjalë por secilin do ta këshilloja që të votojë për demokracinë për shtetin, jo për ideologjinë. Mendoj se ndërmarrja kriminale e Albin Kurtit, Haki Abzit, Albulena Haxhiut, Xhelal Sveqles e Arben Vitisë është jetike që definitivisht përmes përfaqësuesve legjitim të Kosovës mori përgjigjen e duhur adekuate dhe të drejtpërdrejt për të shkuar në shtëpi”, ka thënë Thaçi. /Lajmi.net/