Thaçi përgëzon liderët shqiptarë të Maqedonisë

08.01.2017 11:21:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar liderët shqiptarë të Maqedonisë për nënshkrimin e një platforme të përbashkët politike.

“I përgëzoj liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë”, ka shkruar Thaçi, i cili po qëndron në një vizitë në SHBA.

Ai ka shtuar se me këtë bashkim “ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake”.

Në fund Thaçi konsideron se ky duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për të gjithë.