Thaçi pritet të takohet me ambasadorët e Quint-it

08.03.2017 14:36:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet t’i takojë së shpejti ambasadorët e ambasadorët e vendeve të Quint-it, për të diskutuar lidhur me projektligjin e FSK-së.

Kështu thonë burime brenda Presidencës, ndërsa më pas Thaçi më pas do të mbajë një konferencë për media në ora 18:00.

Ndryshe, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të fundit për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.