Thaçi publikon fotografi me Adem Jasharin (Foto)

06.03.2018 14:35:56

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotografi ku shihet bashkë me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Sipas asaj që thotë Thaçi, fotografitë janë realizuar në mars të vitit 1993 në Tiranë.

“Krenarë me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën. Tiranë, mars 1993. HTH”, ka shkruar Thaçi në përshkrimin e bërë. /Telegrafi/