Thaçi-Rama: Bashkëpunimi strategjik shembull për rajonin

03.10.2016 15:57:16

Zbardhet takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Rama. Disa nga fushat e diskutimit, ishin zgjerimi i bashkëpunimit strategjik tashmë të konsoliduar Shqipëri-Kosovë në fusha me interes të përbashkët, rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, duke u bërë një shembull për rajonin,  si dhe ecuria e agjendës së përbashkët mes dy qeverive ishin ndër të tjera fokusi i bisedimeve mes tyre.

Kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të konsoliduar më tej këtë bashkëpunim, përmes projekteve të përbashkëta në fusha si infrastrukturë, arsim, dogana, kulturë, etj.

Presidenti Thaçi e falënderoi Kryeministrin Rama për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë dhe vijon të japë në mbështetje të proceseve integruese të Kosovës, si dhe të anëtarësimit të saj në Organizmat Ndërkombëtarë.

Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon. Presidenti Thaçi shoqërohej në takim edhe nga disa ministra të qeverisë së Kosovës.