Thaçi shtyn konferencën në Prishtinë, për të marr pjesë në një tjetër në Vjenë

07.10.2016 10:37:30

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar një konferencë  për ditën e sotme, mirëpo e njëjta u shty për javën e ardhshme.

“Ju njoftojmë se konferenca e presidentit Thaçi, e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Presidencës, është shtyrë për javën e ardhshme”, njofton Presidenca.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj konference është për shkak se presidenti Thaçi do të udhëtojë drejt Vjenës.

“Presidenti udhëton për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në një konferencë e cila do të nis sot në orën 18:00”, ka thënë për Telegrafin, Adil Behramaj këshilltari i presidentit Thaçi.

Ai ka shtuar se për pjesëmarrjen e presidentit Thaçi në këtë konferencë, do të ju njoftojë më konkretisht gjatë ditës zyra për media e Presidencës