Thaçi: Sulmi ndaj Petroviqit, sulm ndaj fjalës së lirë

20.03.2019 16:29:22

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Thaçi ka thënë se sulmi ndaj Petroviqit, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Postim i tij i plotë:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.