Thaçi takohet me Lushtakun në Drenicë

15.07.2018 19:36:01

Ish-kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë takuar të dielën në Drenicë.

Këtë e ka bërë të ditur Lushtaku, përmes rrjetit social Facebook.

“Fundjavë e këndshme me mikun tim, presidentin Thaçi, në Drenicë”, ka shkruar Lushtaku.

Më parë gjatë shkurtit, Thaçi ka dekoruar Lushtakun me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Thaçi ka thënë se Lushtaku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.