Thaçi: Të gatshëm ta dërgojmë FSK-në në Shqipëri

02.12.2017 14:38:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.

“Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri. Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.