Thaçi: Transformimi i FSK-së në Ushtri 100 për qind në partneritet me NATO-n dhe SHBA-në

08.03.2017 18:58:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se transformimi i FSK-së në Ushtri do të bëhet në pajtim të plotë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Ai ka thënë se institucionet kosovare synojnë të futen në NATO dhe për ta bërë këtë fillimisht duhet të ketë ushtrinë.

“Kam biseduar edhe me ambasadorët e QUINT-it dhe besoj plotësisht se procesi duhet të kalojë në qetësi të plotë dhe relaks. Ushtria do të mbyllet 100 për qind në partneritet me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi kur është pyetur se mund të ketë shqetësime ndërkombëtare për këtë transformim.