Thaçi tri herë e ka ndërruar qëndrimin për Specialen, tha Gashi

01.02.2018 22:59:05

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndërruar se paku tri herë qëndrimet përballë funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Ai në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka theksuar se në vitin 2015 Thaçi ka qenë pro saj, për ta ndryshuar këtë qëndrim sipas tij, në muajin e kaluar me deklaratat e bujshme, dhe në fund ajo që e tha sot se e përkrah atë.

“Ai ka thënë se i janë dhënë premtime kinse në të mirë të Kosovës, e që ne kurrë nuk i kemi parë. Nëse ka pasur aso premtime ose pazare, ai nuk na ka treguar asnjëherë”, ka shtuar Gashi.