THAÇI UDHËTON TË MARTËN NË SHBA, MERR PJESË NË LUTJET E MËNGJESIT

03.02.2018 16:22:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e lutjeve tradicionale të mëngjesit në Uashington.

Siç mëson lajmi.net nga Zyra për Informim në Presidencën e Kosovës, Thaçi ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje të organizuar nga dy partitë në Kongresin Amerikan, ku merr pjesë edhe presidenti Trump.

Në presidencë kanë thënë se ditëve të ardhshme do të shpalosin agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Amerikë.

Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit i drejtohet nga presidenti i SHBA-së dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.