Thaçi uron fushatë të dinjitetshme

21.09.2017 17:32:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, u ka uruar të gjitha partive politike sukses dhe garë të dinjiteteshme.

“I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.