Thaçi uron kadetët e FSK-së që diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore (Foto)

13.04.2017 13:17:44

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar dy kadetët e FSK-së, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami për diplomimin në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.

Të kujtojmë se oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Çmimin ia dorëzoi kryeministrja britanike, Theresa May, transmeton lajmi.net.

Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.