Thaçi uron Mitsotakisin për fitoren në Greqi, mirëpret bashkëpunimin me të

09.07.2019 12:10:00

Presidenti Thaçi e ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, si dhe “Demokracinë e Re” për fitoren në zgjedhjet e atjeshme.

Në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se e mirëpret mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë.

“Përgëzime për Kyriakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren e zgjedhjeve në Greqi. Mirëpres mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë, për të mirën e përbashkët të të dyja vendeve dhe për regjionin në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi në Twitter