Thaçi vazhdon angazhimet, zhvillon bisedë telefonike me Pacollin

02.04.2020 09:58:24

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci po vazhdon edhe sot takimet me liderë të partive politike, pas rrëzimit të qeverisë.

Me Behgjet Pacollin e Aleancës Kosova e Re, Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike, detajet e së cilës bisëdë nuk janë bërë të ditura.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Në kabinetin e presidentit ka arritur Lista Serbe, pas së cilëve presidenti pret kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Për konsultë presidenti ka ftuar edhe 6+, ndërsa në orën 12:00 do të pres në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Presidenti Thaçi dje ka deklaruar se pas konsultimeve me partitë politike, do të ndërmarrë hapa që janë në plotni me Kushtetutën e vendit dhe praktikat e mëhershme.

Dje Thaçi ka takuar kryeministrin Albin Kurtin, kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të PDK-së Kadri Veseli.

Lideri i Vetëvendosjes është deklaruar për zgjedhje të reja, ndërsa dy opozitarët kanë mbështetur krijimin e një qeverie të re.

Presidenti i Kosovës që sot, pasi t’i përfundojë takimet me partitë, të deklarohet rreth hapa e që do t’i ndërmarrë tutje