Thaqi ishte hasmi me i madh i Ibrahim Rugoves

31.05.2018 10:45:26

Kohet e fundit siq po vrehet Hashim Thaqi e ka nise një fushate se si me e shti ne rreth edhe LDK qe ajo te pajtohet qe ai te jete ne krye te delegacionit ne dialogun perfundimtar me Serbin.

Binak Maxharraj

Ai keto dite e dekoroi ish-presidentin Ibrahim Rugova me Dekoraten Presidenciale,duke e “lavderu”I.Rugoven se ai kishte nje rol te pazavendesueshem ne pavaresin e Kosoves,se ai ishte nje njeri i dialogut,i durimit,njeri i pajtimit dhe njeri vizionar.Keta “lavdata” Thaqi nuki e tha kete pse ai ashtu ndjehet,por e tha per marketing politik

Por te verteten se si ai e ndjene I.Rugoven e ka thane shume mire ne librin e tij biografik:
“Rugova eshte nje pijanec,frigacak,defetist,politikan pasiv,njeri te loshun” etj.

Hashim Thaqi ishte hasmi i Ibrahim Rugoves, ai ate vazhdimisht e kernonte e quante tradhetar kur ate Milosheviqi e kishte kidnapu e dergu ne Beograd gjate luftes, per kete ai iu kishte kercnu se do ta paguente shume shtrenjte.Por tashti vete Hashim Thaqi po qersh e po buzeqesh,po perqafohet me njerezit e Millosheviqit. Per kete njeri kjo pune qenka krejte normale.

Ai pastaj ne disa prononcime te ketyre diteve nisi ta lavderoi edhe Isa Mustafen,te cilin me shkelma e qiti jashte Kryeministrise,duke thane se Isa Mustafa eshte me meritori per votimin e Demarkacionit me Malin e ZI.Por Isa Mustafa e beri kete sepse edhe ai vete i kishte te perziera duarte ne kete pune,kurse dje e lavderoi edhe duke thae se Isa Mustafa eshte,poashtu,me i merituari per liberalizimin e vizave.

Ne LDK nisen te perzihen zorret kur eshte fjala se a duhet me ia besu edhe me tutje ketij njeriu qe se mbane fjalen,qe eshte i shantazhuar,qe edhe me tutje te jete ne krye te dialogut,kur dihet se shume Mareveshje ai i solli ne dame te Kosoves.

Sa e quditeshme LDK eshte ba si femija,ia jepe dikush nje karramel e ai gezohet,shastriset nga gezimi,Fill doli me prononcimin e tij “hoxha”i Gjilanit Lutfi Haziri i cili edhe tha se pajtihet qe Thaqi te jete ne krye te dialogut.Por ajo se qka eshte tmersishte skandaloze eshte edhe prononcimi i sotem i Agim Veliut,se per LDK nuk na qenka edhe aq e rendesishme se kush e udheheq dialogun.Pra,rreth kesaj qeshtje LDK eshte ne hallakame,po ndahen te vjetrit me marifetet e tyre per ta damtu edhe me shume imazhin e LDK,dhe nga ana tjeter te rinjet siq jane Vjosa Osmani,Lumir Abdixhiku,Druiton Selmanaj,Anton Quni,te cilet jane pozicionu ne ate se Hashim Thaqi nuk bane te udheheqe dealogun perfundimtar me Serbin,duke i pas parasyshe te keqijat qe ky njeri ia ka sjelle Kosoves me kete dialog,por duke i pas parasyshe edhe sjelljen e tij ndaj LDK duke ia dhane shkelmin ne qdo rast te mundshem.