Thatësirë në Izrael, ministri organizon lutje për shiun

29.12.2017 18:16:01

Pasi teknologjia i la në baltë, ministri izraelit i Bujqësisë u përpoq që të shfrytëzonte një mënyrë mjaft të veçantë për t’i dhënë fund mungesës së ujit në vend.

Ai mblodhi disa mijëra besimtarë në murin perëndimor të Izraelit që të luteshin për shi. 4 vjet thatësirë kanë sforcuar në kulm impiantet izraelite të shkripëzimit dhe trajtimit të ujërave, duke dëmtuar rëndë zonat më pjellore të vendit dhe duke zënë në befasi qeverinë.

Ministri i Bujqësisë, Uri Arile, një hebre ortodoks, ka pasur ndikimin e tij në politikat e ujit dhe shfrytëzimin e burimeve, por për të balancuar shkencën me besimin, ai u bashkua me rabinët për të organizuar një seancë publike lutjesh.

“Ne kemi ulur koston e ujit dhe po bëjmë studime të tjera si ta kursejmë atë, por sigurisht që edhe lutjet ndihmojnë”, deklaroi Ariel. Ai i bëri thirrje publikut që të marrë pjesë në lutje dhe të sjellin çadra, pasi qielli do të hapet. Mijëra u mblodhën pranë murit të famshëm perëndimor në zonën e vjetër të Jeruzalemit dhe kënduan një lutje speciale.

Por, ndërsa shiu ende nuk ka nisur, të paktën deri tani, skeptikët thanë se ministri bën mirë që të luftojë thatësirën me mjete tokësore në fillim.