“The Idea Parnership” do t’i ndihmojë fëmijët e varfër të Fushë Kosovës (FOTO)

20.07.2016 09:25:49

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçeivci, është vizituar nga dukesha e Cornwall për të festuar lidhjen miqësore mes Cornwall dhe Fushë Kosovës. Projekti do t’i ndihmojë fëmijët e varfëra, të cilët mbijetesën e sigurojnë nga mbledhja e metaleve dhe plastikës.

Në disa postime në Facebook, Ambasadori Greiçevci ka thënë se kjo miqësia është bërë nga puna e “The Ideas Partnership” dhe se është bërë një organizim i jashtëzakonshëm në Port Isaac.

“Lartëmadhëria e Saj, Dukesha e Cornwall vizitoi disa nga vullnetarët e përkrahësit tanë të mrekullueshëm në Cornwall në një organizim të jashtëzakonshëm të mbajtur dje në Port Isaac Village Hall, duke festuar punën e The Ideas Parnership. Faleminderit të gjithëve që kanë ndihmuar në organizimin e këtij evenimenti dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, thuhet në njërin postim.

Kurse në postimin tjetër, Graiçevci ka falënderuar Elizabeth Gowing , Robert Wilton dhe të gjithë miqtë të cilën po i ndihmojnë komunitet me nevojë të Kosovës.