The Times: Kryeministrja Theresa May jep nesër dorëheqje

The Times: Kryeministrja Theresa May jep nesër dorëheqje

23.05.2019 13:20:05

Kryeministrja britanike Theresa May do të japë nesër dorëheqje, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të saj për Brexit, sipas mediumit britanik ‘The Times’ i cili thirret në burime.

May të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, në mes të cilëve janë mundësitë e referendumit të dytë dhe mbetja e përkohshme e vendit në unionin doganor me Bashkimin Evropian,

Nga Qeveria britanike dje është larguar ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqje sepse “më nuk beson” se qeveria do ta zbatojë Brexitin ashtu si kanë vendosur britanikët në referendum në qershor të vitit 2016.