The Voice of Albania zbulon këngën e edicionit të 6-të! (Video)

11.12.2016 18:04:20

‘The Voice of Albania’ ka zbuluar këngën zyrtare të edicionit të gjashtë të spektaklit më të ndjekur në vend!

Katër trajnerët performuan LIVE në studiot e TCH “Adventure of a Lifetime” të Coldplay, duke i përcjellë emocione publikut të pranishëm! Kjo këngë është publikuar si asnjëherë më parë ekskluzivisht në Top Channel, para fillimit të spektaklit.

“Adventure of a Lifetime” ishte melodia e cila tërhoqi vëmendjen e publikut me performancën e super trajnerëve. ‘The Voice of Albania’ nuk mund të fillonte pa një këngë hapëse për spektaklin, por ndryshe nga edicionet e mëparshme, stafi i programit mendoi të sillte diçka tjetër.

Këtë herë stafi vendosi të ndajë me ju performancën e anëtarëve të jurisë, pak kohë përpara fillimit të spektaklit, pasi emocionet e marra gjatë xhirimeve dëshironte t’ia përcillte patjetër publikut.

Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi sollën vetëm për ju pak nga magjia e këngës së edicionit VI të ‘The Voice of Albania’, magji e cila do të vijojë gjatë gjithë periudhës që ‘The Voice’ do të jetë në ekran.