Themeluesi i Facebook premton se deri në fund të shekullit do t’i zhduk të gjitha sëmundjet?

22.09.2016 18:43:04

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zakenberg dhe gruaja e tij, Priscilla Kan kanë ndarë 3 miliard dollarë shtesë për të financuar fillimin e kërkimeve mjekësore me qëllim të trajtimit, parandalimin dhe kontrollit të sëmundjeve deri në fund të shekullit.


Në një konferencë për shtyp në San Francisko, Zakenberg tha se fondet, të cilat janë të destinuara vetëm për dhjetë vitet e para të hulumtimit, e cila është inciativë e organizatës “Zakenberg Kan”, e cila u themelua në vitin 2015.

Udhëheqësit në zhvillimin e teknologjisë janë gjithnjë e më shumë duke investuar në ruajtjen e shëndetit të njeriut, transmeton lajmi.net.

Më parë gjatë kësaj jave, Microsoft, njoftoi se ka ndërmend të gjej një zgjidhje për të shëruar kancerin duke përdorur mjete të inteligjencës.

Kompania Google, ka ndarë një sektor që është duke punuar në gjetjen e mënyrave për të përmirësuar me ndihmën e kompjuterëve diagnostikimin e hershëm të sëmundjes.

Mark Zuckerberg, ka thënë se duhet bërë më shumë në trajtimin dhe në parandalimin e sëmundjeve.

Ai vuri në dukje tre parime të cilat do të që do t’i mbulojnë shpenzimet premtuar:

“Së pari ne kemi nevojë për të sjellë së bashku shkencëtarë dhe inxhinierë të punojnë së bashku, atëherë do të përdoren edhe mjetet më të avancuara dhe teknologjia që do t’i ndihmojnë shumë hulumtimet e tyre, pastaj do të rriten investimet për zhvillimin e shkencës në mbarë botën,” tha themeluesi i Facebook.

Gruaja e tij tha se ata kishin investuar tashmë 600 milionë dollarë në hapjen e qendrës kërkimore “Biohab”, e cila do të bëjë bashkë inxhinierë, shkencëtarët kompjuterike, biologë, kimistë dhe njerëz tjerë të rëndësishtëm.

Zakeberg argumenton se në këtë mënyrë deri në fund të 2100, jetëgjatësia do të jetë më shumë se 100 vjet.

Çifti Zakenberg pas lindjes së vajzës së tyre, njoftuan se do të heqin dorë nga 99% të aksioneve të Facebook për bamirësi.