Theret me thikë një burrë në Prishtinë, arrestohen dy persona

07.01.2017 17:55:09

Në lagjen Matiqan të Prishtinës dje ka ndodhur një rrahje rreth orës 19:45, me ç’rast edhe është therur një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar, shqiptarë, ku njëri është goditur me thikë”, thotë PK.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut të përgjithshëm.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pasi janë intervistuar dërgohen në mbajtje, thotë PK.