Theret me thikë një i burgosur në Idrizovë nga shkupjani 34-vjeçar

15.07.2017 15:10:54

I burgosuri 34-vjeçar nga Idrizova dje në pjesën e burgut të Ndëshkimores, në një diskutim i ka shkaktuar një plagë me thikë personit E.B. (28) nga Shkupi.

Siç kumtohet nga MPB-së, E.I nga Shkupi në një moment diskutimi, me mjet të vjetër i ka shkaktuar plagë me thikë E.B. në pjesën e përparme të këmbës së majtë.

Me automjet të Ndëshkimores së Idrizovës, E.B. është transferuar në Qendrën për urgjencë në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar lëndim trupor, njofton AIM.

Ngjarja është në hetim të kompetentëve dhe në vijim do të dihet detajet rreth rastit.