Therren me thikë 2 persona në Prishtinë

22.01.2018 13:59:50

Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Policia  njofton dje në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, pasiqë pas një zënke të çastit që kishin pasur me dy të dyshuar meshkuj janë sulmuar fizikisht (therur me thikë) nga ta. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. ”Njëri nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, kurse viktima tjetër mbetet në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK”, njofton policia. Nuk raportohet për të arrestuar.