Thesi me 4 këlyshë hidhet në kanalin me ujë, dy të rinjtë i shpëtojnë (Foto)

29.01.2017 22:04:13

Pasditen e sotme një akt i rëndë është kryer në një lagje në Fier, ku një mace është gjetur e varur dhe e djegur mbi një pemë.

Por, ndërkohë dy të rinj në Tiranë kanë treguar se kafshët meritojnë të duhen, aq më tepër këta këlyshë të vegjël e të pafajshëm. Dikush i kishte futur në një thes dhe i kishte hedhur në kanal, ndërsa këta dy të rinj i morën dhe i dërguan tek qendra veterinare në Kombinat.

Edhe pse ishin flakur në një kanal me ujë, këlyshët kanë rezistuar dhe ia kanë dalë.