Thiago Silva nuk rikuperohet, mungon kundër Barça-s

13.02.2017 20:17:07

Thiago Silva, i cili nuk luajti të premten kundër Bordeaux, do të mungojë edhe kundër Barcelona-s. Këtë e zbulon L’Equipe, pasi qendërmbrojtësi nuk arriti të merrte pjesë në seancën e fundit stërvitore me shokët e ekipit në l’Ooredoo. Mungesa e tij mund të detyrojë trajnerin Emery të përdorë si titullar mbrojtësin e ri Presnel Kimpembe, i cili nuk ka mbushur akoma 21 vjeç. Emery ka shumë dyshime në mbrojtje. Në princip, ideja e tij është të rreshtojë Aurier dhe Kurzawa në krahë megjithëse ish-lojtari i Monaco ka probleme me shpinën.

Kjo do t’i jepte mundësi Maxwell të futej në lojë që nga minuta e parë. Ndërkohë, Aurier është në avantazh ndaj Meunier pasi mbahet si një markues më i mirë i Neymar në të djathtë. Më përpara, Emery ka gjithashtu shumë dyshime. Di Maria dhe Cavani duken në rregull dhe gati për sfidën. Draxler është blerja e re dhe u zëvendësua kundër Bordeaux, por Lucas Moura ka luajtur më shumë minuta me Emery, dhe ka shumë vetëbesim. Në qendër, Rabiot, Matuidi dhe Verratti duken në rregull. /telesport.al/