Thika që preu ëndrrat e Shkelqim Pllanës, preu ëndrrat tona

11.12.2017 18:01:33

Nga: Lejla Hoti

Kohë me parë futbollisti i KEKU-t Shkelqim Pantina përmes një postimi në facebook kishte shkruar se nuk i shkonin mesimet, se ishte dobësuar duke vrapuar pas ëndrrës, dhe se nuk ishte lindur që  të mësonte  e të mbyllej në zyre, pa ndryshura asgje, çdo ditë më të njëjten pamje e përjetim. Shkelqimi ishte djalosh energjik që e donte ndryshimin, që e donte qiellin e erën e tokës se djersitur. Endrra e tij ishte ta përjetonte ndjenjen e Kampionit për atë edhe luftonte.

Postimi i Shkelqim Pantinës kohë më parë në facebook:

Shkelqimi enderronte që gjithmonë t’ i bënte prinderit krenar dhe ballëhapur e jo ata të ndjenin veten të fajësuar pse e sollen në jetë…Ai besonte në Zot  dhe se Zoti ia kishte dhënë dhuratë  topin dhe aftësinë që të luaj prandaj ai nuk ndalej.

Endrra  e Shkelqimit e cila jetonte në zemren dhe mendjen e tij ishte kampioni.  Shkelqimi e dinte mirë që rruga për tu bërë kampion ishte e mundimshme, por ai nuk ndalej ngarendete pas asaj ëndrre.

Endrra e tij ishte futboolli pa të cilin ai nuk jetont dot…Por fatkeqesisht ra një dorë, ra një thikë dhe ëndrrën ia preu një ditë më parë. Ngushëllimet  e keqardhjet nuk kanë të ndalur nga të gjitha anët e Kosovës, edhe nga jashtë, por këto nuk mjaftojnë për familjën Pantina.

Endrra për kampionin u këput, u pre, siç prehen për ditë çindra ëndrra të moshatarëve të Shkelqimit. Fatkëqesisht asgjë nuk është e sigurtë në Kosovë, asnjë ditë e mirë, asnjë enderr .. Prandaj, pusho, preu i qetë Shkelqim në tokën qe e deshe as shumë, në aromën e saj. Prehu i qetë nën qiellin e bukur të Kosovës reshumë!

I paharruar kujtimi për ty.