Thirrje pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, komandantëve dhe ushtarëve të FARK-ut: Distancohuni nga tradhtia ndaj ministrit Ahmet Krasniqi!

20.09.2018 10:18:40

Nga Rexhep Kastrati

Nesër në Prishtinë, ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi do të rivarroset i tradhtuar, i përbuzur dhe i zhvlerësuar nga ata që do të duhej ta mbronin atë edhe me jetën e tyre: nga ish-ushtarkë të Minsitrisë së Mbrotjes dhe të FARK-ut, e të cilët ia kanë shitur shpirtin dreqit!

Pjesëtarë të Ministrisë së Mbrotjes, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FARK-ut, familjarë të luftëtarëve të rënë në luftë për liri me besimin në institucionet e Republikës së Kosovës, tradhtia ndaj ministrit të Mbrojtjes është një ndër aktet më të rënda të tradhtisë, e cila është tradhti ndaj të gji9thë juve, ndaj të gjithë atyre që besuan dhe besojnë në kontributin, përkushtimin dhe sakrificën tuaj dhe të familjarëve tuaj për të vdekur për lirinë e Kosovës!

Rivarrimi i ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi si dëshmor, do të thotë jo vetëm mohim i funksionit zyrtar të tij si ministër i Mbrojtjes dhe komandant i FARK-ut, por edhe mohim i vetë Ministrisë së Mbrotjes, i vetë FARK-ut. Pra është mohim i të gjithë juve që bashkë me ministrin Ahmet Krasniqi keni ndërtuar Ministrinë e Mbrojtjes, që keni ndërtuar ushtrinë shtetërore të Kosovës, është mohim i kontributit dhe sakrificës suaj!

Prandaj, është në dinjitetin tuaj, është në detyrën tuaj që të mos heshtni, të mos pranoni këtë tradhti dhe këtë mohim, por t’i dilni zot të vërtetës, t’i dilni zot ministrit dhe komandantit tuaj suprem, kolonel Ahmet Krasniqi!

Bëjenie sot, se nesër mund të jetë tepër vonë!