Thyen lokalin dhe vodhën kasafortën e zbrazët (Video)

27.02.2017 18:58:43

Në një lokal ku shiten ushqime të shpejta në West Midlands, kanë shkuar tre plaçkitës të maskuar, pasi e thyen derën me çekan dhe kanë hyrë brenda për të vjedhur kasafortën.

Por, aksionin që e zhvilluan në orët e hershme të mëngjesit, doli të jetë i kotë, pasi në kutinë metalike nuk kishte asgjë.

Kamerat e sigurisë xhiruan dy prej tyre, teksa nxorën nga vendi dhe e dërguan në veturën që priste përjashta, derisa një tjetër angazhohej si shofer.

Gjatë marrjes në pyetje, pronari i lokalit ka thënë se në kasafortë nuk ka pasur asgjë, ndërsa pos dëmeve materiale nuk ka ndonjë humbje monetare.

Derisa po bëhen hetime rreth rastit, po kërkohet nga të gjithë që kanë dijeni, të lajmërojnë në lidhje me tre të dyshuarit.