Thyhet dhe plaçkitet Xhamia në Prishtinë në ditën e Bajramit

15.06.2018 14:25:37

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur sot, në ditën e festës së Bajramit, në Prishtinë. Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit hajdutët e kanë thyer një Xhami.

Ngjarja ka ndodhur në lagjën Tophane.
Disa dëshmitarë i kanë thënë “Zëri.info”, se kur kanë shkuar për ta falur namazin e xhumasë e kanë gjetur të hapur derën e Xhamisë.
Dhe, me të hyrë brenda, aty i kanë parë disa mjete të forta të cilat besohet se janë përdorur për ta thyer një kasafortë ku xhemati zakonishtë po linte para për të kontribuar në mirëmabjtjen e Xhamisë.
“Zëri.info”, mëson se nga kasaforta janë vjedhur një shumë e parave që i kishtë lënë xhemati për sadaka qe disa ditë, sidomos sot në ditën e Bajramit.
Po ashtu janë vërejtur edhe disa dëme të vogla materiale brenda Xhamisë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga hajdutët në përpjekjet e tyre për të gjetur diçka me vlerë.