Ti, aroma jote dhe lulet e mia pa jete…”!!!

20.07.2020 17:43:46
Nga Pirro Minella
….Kisha kohe pa e takuar vite shume. Nuk e di si do me priste valle. A kishte mall per mua. A me kujtonte valle. Keshtu dola shpejt nga shtepia dhe perfundova ne dyqanin, qe shisnin lule. Pershendeta ate bukuroshen, shitesen e qeshur, qe me njihte mire. Kushedi sa buqeta me lule te fresketa kisha marre. -Miremengjes-me tha-sigurisht nje buqete me lule, per mesuesen tende te dashur. Qesha- jo i thashe- kete here dua lule per miken e rradhe, ate miken e vegjelise qe nuk e kam takur, qe nga koha qe u ndame dhe nuk e kam pare me . -Zgjidh me tha ketu i ke lulet shume ngjyrese. U ktheva dhe fillova te gjitha lulet ti shikoja me kersheri. Doja ti ngjante asajj, te kishin gjallerine e saj. Jo buqeten e pare, si e bera ashtu perseri nje e nga nje i shperndava ne vendin e tyre. Mu duken te shkreta ne raport me miken time. Shitesja po me ndiqte me buzen ne gaz. -Nuk e gjen dot lulet, qe i ngjajne mikes valle? Perseri u ktheva prane vazove, secila ma bente me sy sikur me thoshnin: “une i ngjaj mikes tende te vyer”. Asnje nuk mu duk e fresket si buza saj ndjeja une freskine e tyre, ne puthjet e saj ne cdo takim. Perseri hezitim, perseri e lashe buqeten e dyte ne banak. -Mos u merzit me -tha shitesja shiko dhe ato vazot afer deres, mbase te sjellin miken prane. Perseri me kujdes e pergatita nje buqete, me te bukurat qe mendoja, u mbaja aromen e tyre, por cuditerisht asnje prej tyre nuk kishte ate arome qe, me kishte lene mua tere keto vite, aroma e parfumit te saj, qe mbushte cdo pore te dhomes tone. Vendosa nuk mund te merrja buqeten, qe mendoja. Faji nuk eshte i imi mikja ime fajin e ke ti dhe vec ti. Tek asnje buqete nuk gjeta aromen tende dhe as freskine tende, ato ishin te shkreta nuk kishin jete, si kishim ne te dy. U ktheva ne banak i kerkova te falur shiteses bukuroshe e cila buzeqeshi dhe me tha dy fjale: -Te kuptoj pse nuk e zgjidhe buqeten per miken tende. Ti ke shume mall dhuroi, ate dhe i ke dhuruar buqeten me te bukur…..