Ti gjak hupun e unë bisht k`putun

02.05.2018 10:37:33

Ka afro një javë që as në dhomën e punës nuk kam hyrë. U bëra akull qysh javën e kalur ani pse moti filloj me u nxe edhe në Suedi. Mendova mos me shkruajt deri në Ditën e Shën Gjergjit (6 Maj).

Nga: Sinan Kastrati

Por kështu e paska kjo jetë, dikush paska thënë, kur pushkën e rrok frigacaku, të sundon injornati e shkruan e analfabeti, më mirë nuk pritet.

Mbrëmë më thirri një miku im e më tregoi se paskësh qenë në Kosovë. Kishte kaluar shumë mirë. Në mëngjes, haja qebapa, në drekë kaqika e në mbrëmje sugjuk të “Perzerenit”.

Mua nuk mu durua dhe e pyeta për simitet e samunat e Gjakovës, djathin e gjizën, specat e … hithat sepse për ato, lang goja më l`shonte.

-Jo, jo, më tha miku im i mirë, kur ktheheshin sofrat nuk kishte asnjë prodhim të Kosovës. As afullaqka e as fletë të kepëve që aq të shishme ishin kur delnin bukt  nga qerepi. Veç bukë të grytë të nxetë e fletë të kepëve i ngjyenim në krypë por nuk dinim me u ngi.  Pse v`lla me u loshur me punua kur nuk kemi hesap? Po na vjen mishi i paketuem nga Brazili e Argjentina, dhe lirë? –Sa mirë mendova unë. Po më mirë do të ishte sikur ne të merrnim nga Brazili e …  Amerika Latine, FUTBOLLIN, shkollën dhe përvojën e sportit të futbollit se sa mishin e pulave e të peshk (a qenëve).

-Të gjithat i kemi të huajat, më të mira e më të lira. Kjo fjalë te shumica edhe te katundarët përseritej sa herë që kthehej sofra.

Kryesore, ata janë të k`naqur, punë e madhe çka mendoj unë.

Ende pa e krye bisedën me mikun tim nga Gjermania, miku tjetër nga Norvegjia më thiri e më tregoi, se i kishte harrua dy selame që mi kishin dërgua dy vendas e mocanikë të mi, kur kishte folur mbrëmë.

-E ka teprua Sinani, po shkruan shumë dhe po ndalet në detaje, po i përmend emrat e disa njerëve që hakikat kanë punua e po punojnë për mirën e k`saj “toke”.

Biseda e mikut tim filloi të më mëzis aq shumë sa s`disha se si ta ndërpres se edhe atij ia kish mush mendjen se veç ashtu është.

Ai “mocaniku” im, kishte pas harrua që kur isha herën e fundit në Kosovë, mua mu ankua shumë bukur shumë. Mu ankua se ka familje të madhe e vetëm njëri djalë i punon. “kam pasur shumë premtime nga disa politikanë, se do të më ndihmojnë por nuk më ndihmuan dhe qysh pe sheh edhe ti, kam mbetur rrugëve tuj shit … që askush nuk e don mallin tem”

Ai “mocaniku” im më tregoi një “detaj” shumë interesant ndërsa për “detajet” e mia i kishte mbetur hatri prandaj më kishte porositur që të mos shkruaj. Besa ma muar mendja se është ai dhe një tjetër nga i njëjti katund që me disa emra të rremë, “nofka” kishin komentua një dy shkrime të mia.

E pash me një kolicë duke shitur “mallë” që s`e ha kerkush dhe me të vërtetë më erdhi keq ani pse ai asnjëherë nuk ka qenë mirënjohës. Shpesh më ka lajmërua në recepcion, në konviktin e studentëve, nëse më vinte ndonjë mysafir, ndonjë dertli ose student që e kishte zënë nata e  kishte ikur autobusi. Nuk kishte ku të flerë dhe kur unë e merrja, me buajt një natë, ai shkonte më lajmëronte ani pse edhe ai ishte ilegal, dhmth banonte te unë e nuk ishte i lajmëruar. Por kjo është histori tjetër që me siguri do të flas herave tjera.

 E luta që të shkojmë dikund të hamë pakë bukë, si dikur kur ishim student por ai ngulte këmbë që të blej diçka nga ai. Dikur mora një … dhe pasi ia paguajta 4 apo 5 euro, ai erdhi dhe shkuam në një kafene brenda ndërtesës së ish RP-së, tash Radio Kosova, afër Fakultetit Filozofik dhe Univeriztetit të Prishtinës.

-Merr çka të duash, me hëngër e me pi i e lirova unë! E di se ai e muar një birrrë, si dikur kur pinte birra të Nikshiqit e unë mora një lëng pjeshke pasi që nuk pija asnjë pije alkoolike e as ushqime me mish. Thjesht, kur shkoj në Kosovë, bëhem vegetarian. Dhe miiku e mocaniku im, dikur edhe ish ilegal i imi, që e mbaja në banesë, filloi të shlirohet në bisedë. Sa herë që pinte nga një “hrrrp” me birrë e sytë i skuqeshin, e shihja se donte të më thonte diçka. Dhe më në fund e hapi “gojën”.

 Eh more Sinan, kur ishte në burg Fatmir Lima edhe unë ia dërgova disa nga … malli im, i kishte ardhur shumë mirë por …. . Ai më pat premtua se do të më largoi nga rruga por ai tash më ka harrua. Një tjetër, nga i njëjti katund, nuk ndalej mocaniku im, ia ka dërgua Fatmirit 1.000 euro e ata Vallahi e ka p`shtu se e ka shti në punë në Postë e po i merr nga 500 e më shumë euro!

Dhe biseda filloi ti afrohej fundit e ai memzi u ngrit në këmbë e mu lut që ti paguante, sepse mendonte ai, unë jam mysafir në Kosovë. Kur unë i thash: “Po ty çka po të mbetet nëse i paguan këto që hëngrëm e pimë? Ai donte ti hargjonte ato para që unë bleva “mallin”? Dhe “miku” e mocaniku im u përshëndet e shkoi te “malli” i vetë, të karroca e tij, në vendin e punës.

Mua më kapën disa drithërima nëpër trup. Dikur, “u ktheva” mbrapa në kohë dhe i kujtova ditët e studimeve, si nxënës e studentë që edhe ai ishte me mua por kurrë nuk kishte krye asgjë. Kishte qenë thjesht një aventurier.

Sa u ndava nga mocaniku im. Pas 2, 3 minuatave e takova mikun tjetër, edhe ai kishte qenë ish student e i gjeneratës dhe moshatar imi. Por, për dallim nga i pari, ky kishte shumë pushtet e para. Më tha se merr nga 1.000 Euro, rrogë. Kishte disa punë dhe të tre fëmijët e gruan i kishte në punë përmerak. Të gjithë kishin paga mujore, mesatare nga 1.000 e më shumë Euro. Edhe ai, sikur ta kisha pyet më tregoj për “hamallin”, mikun e shokun tonë të vjetër të studimeve. Më tregoi se si një ditë, kur “rastësisht”, afër Radios e kishte takuar. Po thash “rastësisht” se ai aty e ka “vendin” e punës. Shet me një tezgë … mallë. Bërtiste, shante “Hamalli”, filloi të më tregoi miku i dytë. E pyeta: -çka të ka ndodhur, pse kështu …? – Ma kanë k`put rrymën për 25 euro borgj që nuk kam pasur me i pagua, hajnat!

Qetësohu i thash, dhe ia dhash 25 Euro e ai u gëzua si fëmi por pa e prishur terezinë filloi prap me avazin e përdishëm dhe të përhershëm me bërtitur: -“hajde myshteri, merre një … ! Është shumë i mirë!

 Dhe kështu, këta miq e “selamet” e tyre më k`thyen edhe njëherë kur unë djalë i ri dhe në këto 20 vjetët e fundit, pas “luftës” e pas “çlirimit”. Dhe patjetër dua ta tregoj edhe dy mahi, një nga kryeqyteti që ma tregoi një “miku“ im dhe një nga katundi që e kam shënua unë vetë.

E para, nga qyteti:

Vetë e “asishi”

Një qytetar mbetet pa punë dhe një ditë i teket e shkon te ish shefi që dikur kishte punua. E pyet:- A mundesh me ma marrë gruan në punë? – Po i përgjigjet shefi. –Sa e paguan për një muaj? –Ndoshta 200 deri në 300 Euro! Ehu, për keto para, vetë e “Asishi” dhe nuk e lë me punua gruaja te ti!

Dhe e dyta, “mahi” e mesele nga katundi Astrazub

Unë gjak hupun e ti bisht k`putun

Njëherë, shkova te dajat e mi në Astrazub.Ishte fundi i veteve 1979 Studjoja Letërsinë por në gjak e kisha Letërsinë Popullore. Bile, Halla Selvë, gruaja e axhës tim, kur zihej me fjalë me vëllain tim, Zeqen, i thonte: Sinani pa shkon pa m`son për prralla e ky ia kthente: Jakupi, djali yt pa mson për gjarpi e zhapina (Jakup Bali Kastrati, ish kryetari i Kom. së Malishevës, studjonte Biologjinë).

Në darkë më ndali daja më plaku, Hazir Bajrami që e kishte odën më të mirë në katund. Pasi hëngrëm darkë me mashkujt e shpisë, me djemtë e nipat: Istrefin, Zenelin, Kapllanin e Veselin, (një i kishte vdekur) ia shtruam muhabetit me qaj e llafe, mahi, mesele, rrotlla e rrakapendla.

Erdhën edhe daja Muharrem me djemt Bajramin e Brahimin dhe … Maliq e Adem Hyseni.

Unë, mblidhja çdo gjë që ishte në interes timin, për traditat e për folklorin e popullin tim.

Nuk kisha manjetofon por mbaja shënime në një fletore të madhe të Hartimeve, siq iu thonim atherë kur ishim nxënës.

Hiç nuk ishte e vështirë me i shti pleqt me folur. Mjaftonte me iu shkep nga një cigare e me gjuajt një “guri” e atherë dhezej biseda.

Daja Hazir, ndjesë pastë filloi i pari të më tregoi një “histori” të gjarpnit.

“Njëherë një katundar ish bâ mik me ni gjarpen. Ata i besonin shumë shoqi-shoit dhe për çdo akshâm i tregonin ato që iu kishte bâ vaki ditën. Por një ditë gjarpni e kish pas hangër djalin e “mikut” dhe djali menjëherë kishte vdekur. Baba kur e sheh djalin e vdekur, i mshon me ni dajak gjarpnit por, fati e deshi e gjarpni p`shton, veç bishtin ia k`put.

Kur vinin mysafirë miqt te katundari e pyesnin të Zotin e shpisë për gjarpnin por ky iu thonte. –Më nuk jemi miq me gjarpnin, unë jam gjak hupun e ai âsht bisht k`putun.   

Malmö, 2 Maj 2018