“Ti nuk je grua, as nënë”, futbollisti godet ish-bashkëshorten

21.07.2019 15:30:27

Maxi Lopez ka goditur keq ish-bashkëshorten e tij, Wanda Naras, e cila është aktualisht partenere e futbollistit të njohur Mauro Icardit.

Para pak ditësh ai ka folur për vështirësitë që ka hasur për të takuar tre fëmijët që ka me modelen argjentinase.

Lopez, 35 vjeç dhe lojtar i lirë, ka shkruar edhe një mesazh në rrjetet sociale, duke thënë se Wanda nuk është nënë.

Një grua, që kërkon të ndajë fëmijët nga babai i tyre, nuk duhet të quhet grua, e aq më tepër nënë. Të përdorësh fëmijët e t’u për t’u hakmarrë me ish-burrin tënd është gjëja më e pamëshirshme që mund të ekzistojë dhe tregon vlerën që ke si person. Fëmijët mbi mosmarrëveshjet e prindërve të tyre”, shkruan ai!