TIFF, festivali i radhës për filmin “Tradhti me letra”

25.10.2016 14:28:38

Brenda dy jave mori dy çmime, si filmi më i mirë kombëtar në Tiranë dhe u shpërblye në Itali, duke i ndarë çmimin Albulena Kryeziut si aktorja më e mirë në rol kryesor.

Është ky projekti më i ri i regjisorit Valmir Tertini, shkruan lajmi.net.

Filmi “Tradhti me Letra”, që trajton temën e martesave për dokumenta, po selektohet nëpër shumë festivale nëpër botë.

“Tradhti me Letra” është xhiruar në Gjermani dhe në Kosovë. Filmi do të shfaqet në edicionin e 14-të, të Tirana Internacional Film Festival.

Festivali mbahet në nëntor dhe është festivali i parë i filmit në Tiranë. /lajmi.net