Tifozët e Liverpoolit të përgatiten për festë, ky është vendimi i skuadrave të premierligës

29.05.2020 09:51:18
Klubet e Premierligës kanë rënë dakord që sa më parë të rifillojnë sezonin e lënë në gjysmë për shkak të pandemisë.

Siç raporton “Mirror” skuadrat kanë vendosur që të rikthehen në fushë me 20 qershor. Kjo datë iu lë trajnerëve vetëm tri javë kohë për të përgatitur skuadrat që të arrijnë objektivat e tyre. Skuadrat aktualisht janë duke u stërvitur derisa kanë mbetur edhe 9 javë deri në përfundim të sezonit.

Liverpooli aktualisht kryeson tabelën me 82 pikë, 25 më shumë se Manchester City dhe është vetëm dy fitore larg titullit.