Tifozët e Marseille plagosin me thikë dy roje sigurie në Spanjë

15.03.2018 23:22:01

Para fillimit të ndeshjes së vlefshme për Europa League, tifozët e Marseille janë përplasur me forcat e sigurisë, duke lënë të plagosur edhe dy roje sigurie.

Mediat spanjolle raportojnë se një nga të plagosurit është qëlluar në qafë, ndërsa tjetri në dorë.

Gjithçka ka nisur në momentin kur ultrasit francezë kanë hedhur fishekzjarrë drejt stadiumit, ndërsa më pas kanë ndërhyrë edhe rojet e sigurisë.

Në fund të takimit ishte Marseille që kaloi më tej pasi fitoi në transfertë 1-2.