Tifozët kërkojnë largimin e Wenger

29.04.2017 12:39:11

Protesta kundër Arsen Wenger. Tifozët e Arsenalit kanë dalë kundër trajnerit të “Topcinjve të Londrës” duke kërkuar me cdo kusht largimin e tij. Drejtuesit e klubit anglez kanë deklaruar se francezit do ti rinovohet kontrata ndërkohë që në radhët e mbështetësve të Arsenalit një veprim i tillë nuk është mirëpritur. #Wengerout ose e përkthyer në shqip Wenger jashtë, ëshë ky hashtagu i tifozëve që ka ka shoqëruar protëstën e tyre. Eleminimi nga Champions League, vendi i gjashtë në kampionat, mungesa e rezultateve pozitive, kanë bërë që raporti mes palëve të mos jetë nga më të mirët.

Një situatë aspak komode kjo për Arsenalin, por edhe për vetë Arsen Wenger, i cili për herë të parë që nga koha kur është ulur në stolin e Topcinjve ndodhet përballë revoltës së tifozëve. Kjo është hera e dytë që grupi anti-Wenger organizohet në protësta kundër teknikut 67-vjecar. Më herët ata gjatë takimit kundër West Bromwich Albion, protestuan duke shfaqur u me një avion qe fluturoi mbi stadium, me parrullen, jo kontrate te re, Wenger jashte. Në fund të këtij sezoni skadon dhe kontrata e teknikut me Arsenalin dhe me shumë gjasa pas 21 vitesh si numri një i stolit, do ti duhet ti japë lamtumirën skudrës. /supersport.al/