Tifozi hyn në fushë për foto me Ronaldon, injorohet nga portugezi

12.12.2019 16:04:20

Juventus fitoi ndaj Bayern Leverkusen me shifrat 0-2. Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain, të dy realizimet erdhën vetëm në pjesën e dytë.

Me këtë  fitore bardhezinjtë konsoliduan pozitat në vendin e parë me 16 pikë.

Në përfundim të ndeshjes një tifoz hyri në fushë për të bërë foto me yllin portugez, por mënyra sesi fansi i tij ndërhyri, dëmtoi futbollistin i cili nuk e priti mirë. Forcat e sigurisë ndërhyn menjëherë për të shmangur një konfrontim të mundshëm.

Ndërsa Buffon së bashku me Bonuccin e pritën me të qeshura ngjarjen që ndodhi.

Koro@nonsmoknlifboat

Ronaldo to a fan: Are you crazy? 😂

Embedded video