Tillerson ultimatum Rusisë: Me SHBA-të ose me Assadin

11.04.2017 14:10:14
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i ka dhënë ultimatum Rusisë që të vendos nëse Moska dëshiron të jetë në anën e Shteteve të Bashkuara ose në krah të Iranit dhe presidentit sirian Bashar al-Assad.

Tillerson është nisur drejt Moskës pas takimit urgjent në Itali me diplomatë të lartë.

Ai ka thënë se është e paqartë nëse Rusia do të marrë seriozisht përgjegjësinë e saj për sulmin me armë kimike në Siri.