Tim Shkupi: Zijadin Sela kujton se jemi bërë lole!

17.12.2017 11:52:50

Nëse doni me pyet Zijadin Selën për Krypto dhe BlockChain, përgjigjen e merrni se Toka sillet rreth katundit të tij në Livadhi!!!

Ky e sulmon Zaevin kot, i paska shkruar: “Nuk po i lufton kriminelët shqiptarë, por vetëm në pjesën sllave!”

Vetëm një i vetëbegendisur si Sela mendon kështu, ndonëse e ka ulësen në qeveri, ku mund të marr informata dhe të na flas me statistika të policisë dhe të gjykatave, por ky mendon se ne jemi ba krejt lole, siç e ka partinë e tij me shumë lole, ku mendon se pjesa e tij shqiptare janë vetëm kundërshtarët e tij politik në Maqedoni.

Që nuk është kështu, siç thotë ky, po e sjelli vetëm një provë, e kemi aksionin policor në Reçicë, por kemi edhe arrestimin e bodigardit të tij për shkak të mosrespektimit të detyrës së tij zyrtare në Parlament.

Kur e përmend termin “në pjesën sllave” ky politikan mbetet një nacionalist (i vonuar) katundar me rrogë të ventillatorit dhe Reçica i duket pjesë sllave, lufta kundër bareve dhe klubeve të natës nëpër Tetovë i duken pjesë sllave, e shumë vende të tjera me shumicë shqiptare.

Arrestimet, heqja e imuniteteve të deputetëve të VMRO-së dhe burgosja e huliganëve zombi, që lidhen me ngjarjet e 27 prillit 2017, ku e sulmuan Parlamentin, s’ka lidhje me pjesë sllave apo shqiptare, sepse Parlameti është institucion i qytetarëve të Republikës, ku Sela me lolet e tij, i fton qytetarët shqiptarë ta votojnë për ta marr rrogën në Ventillator.

Burgjet janë të mbushura me shqiptarë, shumë prej tyre të manipuluar nga politika, disa në mungesë të informacioneve, kurse Sela i do burgjet akoma më shumë me shqiptarë!