TIME raporton për Marshin e Grave në Prishtinë (Foto)

22.01.2017 20:57:08

Deri në 2 milionë njerëz kanë marshuar nëpër qytete të ndryshme të botës të shtunën, në solidarizim me Marshin e Grave në Uashington, një ditë pas inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump.

Edhe gratë e Kosovës kanë zhvilluar të shtunën një protestë paqësore, në sheshin kryesor të Prishtinës. Në mesin e tyre kishte edhe gra të kombësive të huaja, që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Sloganet protestuese që u shfaqën të shtunën në Prishtinë kanë zënë vend edhe në artikujt e mediave më të njohura ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

CNN ishte i pari që raportoi për Marshin e Grave në Prishtinë, duke e ilustruar lajmin me fotografi nga protesta në Prishtinë.

Një fotografi nga marshi në Prishtinë, ku gratë kërkuan respektimin e të drejtave të tyre dhe ndërprerjen e seksizmit, ka zënë vend edhe në Instagram, në një “storie” të revistës “TIME”.